Për aksionarët

Në bazë të nenit 62 të Statutit të Shoqatës aksionare për menaxhim me fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare NLB Nov penziski fond Skopje, ndërsa në përputhje me Vendimin e Këshillit drejtues nr. 02-609/1 me datë 23.03.2018

NLB Nov penziski fond AD Skopje 

JU FTON të merrni pjesë në Kuvendin e aksionarëve të NLB Nov penziski fond AD Skopje.

Kuvendi i aksionarëve të NLB Nov penziski fond Skopje, do të mbahet më 23.04.2018 (e hënë) me fillim prej orës 10:30, në lokalet afariste të NLB Nov penziski fond AD Skopje, në rr. “Nënë Terza” nr. 1, Shkup, me këtë:

REND DITE

1. Zgjedhje e Kryesuesit të Kuvendit të aksionarëve;

2. Zgjedhje e mbajtësit të Procesverbalit të Kuvendit të aksionarëve;

3. Propozim- vendim për ndryshim të firmës së Shoqatës aksionare për menaxhim me fondet pensionale të detyrueshme dhe vullnetare NLB Nov penziski fond Skopje;

4. Propozim- vendim statutar për ndryshim dhe plotësim të Statutit të NLB Nov penziski fond Skopje;

5. Propozim- vendime për konstatim të ndërprerjes së funksionit të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës;

6. Propozim- vendime për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës;

7. Propozim- vendim për emërim të revizorit të autorizuar;

8. Propozim- vendim për përcaktim të kompensimit për anëtarët e jashtëm të Këshillit mbikëqyrës.

 

Ftohen aksionarët. të cilët posedojnë aksione me të drejtë vote. të marrin pjesë në punën e Kuvendit dhe të paraqesin pjesëmarrjen tyre.

Aksionari mundet me autorizim me shkrim, të vërtetuar te noteri, të emërojë një përfaqësues i cili do ta përfaqësojë atë në Kuvend. Për përfaqësues të autorizuar nuk mund të caktohet: anëtar i organit drejtues në Shoqëri, duke përfshirë edhe anëtarë të familjes së tij të ngushtë, anëtar të organit drejtues, gjegjësisht anëtar të organit mbikëqyrës të Shoqërisë, punonjës ose revizor të autorizuar të shoqërive që janë të ndërlidhura ose të varura me Shoqërinë, duke përfshirë edhe anëtarët e familjes së tij të ngushtë, përfaqësuesi ligjor ose person tjetër fizik i autorizuar nga Shoqëria ose nga ndonjë subjekt tjetër juridik në pronësi të Shoqërisë dhe ndonjë punonjës ose revizor të autorizuar në Shoqëri.

Autorizimet dhe paraqitjet duhet të parashtrohen, më së voni deri para fillimit të Kuvendit, te Shërbimi për çështje të përgjithshme, ligjore dhe për harmonizim me rregullat të NLB Nov penziski fond AD Skopje (telefoni për kontakt: 02 / 5100-285, Fax: 02/3236 998).

Kuvendi do të vendosë vetëm për çështje që janë në vendosur në rend të ditës në mënyrë të rregullt, në përputhje me Statutin e Shoqatës dhe Ligjin për shoqata tregtare.

Aksionarët. të cilët individualisht apo bashkërisht posedojnë së paku 5% të numrit të përgjithshëm të aksioneve me të drejtë vote, mund të propozojë plotësim të rendit të ditës me kërkesë për përfshirje të pikave të reja në rendin e ditës në përputhje me Ligjin për shoqatat tregtare.

Kërkesat për përfshirje të një apo më shumë pikave në rendin e ditës të Kuvendit duhet të dërgohen deri te NLB Nov penziski fond AD Skopje, në afat prej 8 ditësh nga dita e dërgimit të ftesës për mbajtjen e mbledhjes së Kuvendit, ndërsa plotësimet dërgohen në të njëjtën mënyrë si është dërguar ftesa.

Materialet e rendit të ditës dhe informatat plotësuese, në përputhje me Ligjin për shoqatat tregtare, janë në dispozicion të aksionarëve, çdo ditë pune nga dita e dërgimit të ftesës për thirrje të Kuvendit, prej orës 10:00-12:00, në lokalet afariste të NLB Nov penziski fond AD Skopje, në rr. “Nënë Terza” nr. 1, Shkup, në Shërbimin për çështje të përgjithshme, çështje ligjore  dhe harmonizim me rregullat.: 

 

NLB Nov penziski fond AD Skopje