Rimbursim i tatimit mbi të ardhurat personale

Anëtarët individual të ODPF NLB Pension Plus kanë mundësi të realizojnë rimbursim të tatimit mbi të ardhurat personale prej 11,11% të mjeteve të paguara në fondin pensional vullnetar.

Në mënyrë që të kryhet rimbursimi i tatimit mbi të ardhurat personale në Drejtorinë e të hyrave publike duhet të dorëzohen dokumentet e mëposhtme:
  1. 1. Kërkesë për rimbursim të tatimit mbi të ardhurat personale – NLB Fondi i Ri Pensional e dërgon këtë dokument për të gjithë anëtarët individual. Shkarko kërkesë.
  2. 2. Dëshmi për pagimin e taksës administrative për përpunimin e kërkesës – Gjatë paraqitjes së kërkesës për rimbursim të tatimit mbi të ardhurat personale në Drejtorinë e të hyrave publike (njësia rajonale), është e nevojshme që anëtari të paraqesë dëshmi për taksë administrative të paguar për përpunim të kërkesës në vlerë prej 300 dinarë. Mandatpagesë PP-50.
  3. 3. Dëshmi për pagimin e tatimit mbi të ardhurat personale për vitin në vazhdim – anëtari paraqet llogari të pagës, dividendë të paguar etj.