Kush mund të jetë anëtar në NLB Fondin pensional?

Siguruesit që për herë të parë janë punësuar pas datës 01.01.2003, në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor detyrueshëm anëtarësohen në Shtyllën e dytë pensionale. Punonjësit e rinj, menjëherë pas punësimit të parë ndahen përkohësisht në një nga fondet pensionale të detyrueshme ekzistuese të Shtyllës së dytë, me zgjedhje të rastësishme nga shteti. Këta punonjës të rinj kanë të drejtë ligjore, brenda 3 (tre) muajve pas punësimit të parë, të zgjedhin se në cilin fond pensional të detyrueshëm duan të anëtarësohen. Zgjedhja e fondit pensional të detyrueshëm bëhet me nënshkrim të Kontratës për anëtarësim me fondin pensional të detyrueshëm të zgjedhur. 

Nëse vetë nuk zgjedhin fond pensional të detyrueshëm, këta persona do të bëhen anëtarë të fondit pensional të detyrueshëm në të cilin më parë kanë qenë përkohësisht të anëtarësuar. Kjo anëtarët do të marrin një njoftim me shkrim. Në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, siguruesit të cilët përkasin në Kapitullin VII të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor (sigurues nën kushte më të favorshme) dhe fermerët individual janë përjashtuar nga anëtarësimi në Shtyllën e dytë. Nëse siguruesit të cilët përkasin në Kapitullin VII nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor ndryshojnë statusin e përkatësisë në Kapitullin VII nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor, kanë të drejtë të anëtarësohen me zgjedhje në fondin pensional të detyrueshëm në afat prej një viti nga ndryshimi i statusit. Siguruesit të cilët janë anëtarësuar në fondin pensional të detyrueshëm, dhe më pas janë bërë anëtarë në Kapitullin VII të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor me stazh të favorizuar sipas zgjedhjes personale mund të vendosin të ndërpresin anëtarësimin në fondin pensional të detyrueshëm dhe të kthehen në sistemin pensional mono-shtylle, në afat prej një viti nga dita e ndryshimit të statusit. Në këtë rast të gjitha kontributet e paguara për to në Shtyllën e dytë transferohen në fondin e SPIM-it prej ku pas pensionimit personi do të marrë pensionin e plotë.

Siguruesit të cilët përkasin në Kapitullin VII të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor për shkak të ndryshimit të statusit të siguruesit, kanë mundësi vetëm një herë me zgjedhje personale të revokojnë statusin e përcaktuar. Këtë të drejtë siguruesi mund ta realizoj në afat prej një viti nga dita e ndryshimit. Kjo e drejtë realizohet nëpërmjet Agjencisë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital, ku në faqen e internetit www.mapas.mk është vendosur një formular i posaçëm. Për këtë kategori anëtarësh, me një dispozitë shtesë në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor është përcaktuar se të drejtën për pension pleqërie mund ta realizojnë nga shtylla e dytë në përputhje me dispozitat të cilat kanë të bëjnë me të gjithë siguruesit dhe anëtarët e shtyllës së dytë, ose të vendosin që të drejtën për pension pleqërie ta realizojnë vetëm nga shtylla e parë, ku mjetet nga shtylla e dytë transferohen në Fondin e SPIM-it. Për informacione më të hollësishme këta sigurues mund të kontaktojnë Agjencinë për mbikëqyrje të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) në numrin e telefonit 02/ 3224 229.