Si bëhet pagesa?

Pagesa në llogari individuale vullnetare bëhet vetëm nga llogaria e transaksionit të anëtarit dhe/ose paguesit (në rastin kur ekziston person tjetër fizik pagues).

Pagesa në llogarinë profesionale kryhet vetëm nga llogaria e transaksionit të siguruesit.

Pagesa mund të bëhet:

  • Duke vizituar bankën dhe duke plotësuar Formularin PP-30, në mënyrë elektronike, duke përdorur bankimin elektronik në përputhje me opsionet që ofron banka Juaj për atë lloj të transferimit të mjeteve nga Llogaria juaj e transaksionit.
  • Duke i mundësuar bankës tuaj urdhërpagesë të përhershme (Shënim: Ky shërbim ofrohet vetëm tek një pjesë të bankave të biznesit në Republikën e Maqedonisë).
Nuk ka të përcaktuar as shumë minimale as maksimale të pagesës, as detyrim për kryerjen e pagesave në bazë të rregullt. Tregohet fletëpagesa PP30 me shpjegimin se si të plotësohet