Si të bëhem anëtar?

Gjithçka që duhet të bëni është të kontaktoni me shoqërinë pensionale të cilën keni zgjedhur (ose me të dyja) dhe në kontakt me agjentin e licencuar të njoftoheni për të gjitha informacionet e nevojshme dhe të vendosni se ku do të anëtarësoheni. Agjenti është person i cili kryen punët e marketingut të fondeve pensionale dhe ka marrë provim për agjent.

Agjenti duhet të legjitimohet me licencë për agjent, duhet T’ju shpjegojë se çfarë do të thotë kontratë për anëtarësim, T’ju informojë për lartësinë e kontributeve dhe të drejtat që dalin nga anëtarësimi në fondin pensional.

Kur anëtari për herë të parë nënshkruan kontratë për anëtarësim në fondin pensional të detyrueshëm ka të drejtë në afat prej tetë ditësh pune nga dita e nënshkrimit të kontratës, të ndërpresë kontratën me parashtesë me shkrim, të cilën e paraqet në shoqëri. Parashtesa mund të paraqitet personalisht, nëpërmjet një personi tjetër ose nëpërmjet postës së rekomanduar.

Agjentët e NLB Fondit pensional mund të gjenden në degët për shitje të Bashkëpunëtorit afarist NLB Banka SHA Shkup, në ambientet afariste të Shoqërisë ose të kërkoni takim me një agjent në numrin e telefonit 02/ 15 500. Gjatë nënshkrimit të kontratës për anëtarësim jeni të detyruar me vete të keni një dokument të vlefshëm për identifikim personal (kartë identiteti ose pasaportë).