Pse të paguaj mjete për të punësuarit

Punonjësit juaj janë burimi Juaj më i vlefshëm

Punonjësit juaj janë burimi Juaj më i vlefshëm. Përmes pagimit në sigurimin pensional vullnetar mund t’i shpërbleni dhe t’ju mundësoni të realizojnë pension suplementar, ndërsa për mjetet e paguara do të keni shpenzime më të ulëta.

 

Kontributet, të cilat janë burim i mjeteve për shtyllën e parë dhe të dytë pensionale, sigurohen nga kontributi i definuar me ligj për sigurimin pensional dhe invalidor i cili mbahet nga bruto-paga e të punësuarit. Me uljen e normës së kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor ndikohet në uljen e kontributeve të paguara, që mund të reflektohet negativisht mbi pensionin e ardhshëm të siguruesve. Që të plotësohen të ardhurat e ardhshme e pensionistëve, nga viti 2009 në strukturën e sistemit pensional filloi të funksionojë dhe Shtylla e tretë, sigurim vullnetar pensional me financim kapital, nëpërmjet të cilit Ju si punëdhënës mund të siguroni kursime plotësuese të pensionit të të punësuarve Tuaj, të cilat do t’ju mundësojnë të ruajnë standardin e jetesës që kishin para daljes në pension.