Si të arrini pension më të lartë?

Pse të investoni?

Askush nuk do të punojë deri në fund të jetës. Shumica prej nesh shpresojnë se do të kenë të ardhura të mjaftueshme dhe se ditët e pensionit do ti kalojnë duke udhëtuar, duke shkuar në pushime dhe duke shpenzuar kohë me njerëzit që duan, pa punë dhe pa u shqetësuar për pagimin e faturave. Por, për fat të keq, shumë njerëz nuk gjenden në këtë situatë. Të vetmen gjë që ju në të vërtetë mund të bëni për Pensionimin tuaj është të rrisni kursimet Tuaja personale, ose të investoni në të ardhmen Tuaj.

Si të filloni?

Në rast se pensionimi është larg Jush, ky është një lajm i mirë. Koha është në anën Tuaj, dhe ajo bën dallim të madh. Sa më herët filloni të investoni, aq më i madh do të jetë kontributi që do të fitoni me kalimin e kohës. Madje edhe në rast se në muaj mund të kurseni vetëm një sasi të vogël mjetesh, gjejeni mënyrën për ta bërë këtë, sepse kjo me të vërtetë mund të ketë vlerë në ditët tuaja në pension. Në rast se jeni afër pensionimit dhe nuk keni kursime të mjaftueshme, duhet të kurseni një shumë më të madhe parash, dhe ndoshta duhet të punoni më gjatë, me fjalë të tjera, të vononi daljen tuaj në pension.

Pavarësisht moshës tuaj, duhet të keni plan solid për pensionimin tuaj. Edhe në qoftë se nuk keni mjete dhe jeni në borxh, mendoni për borxhin tuaj si pjesë e planit tuaj. Siç qëndrojnë gjërat, shumica prej nesh nuk do të kenë mjete të mjaftueshme kur një ditë do të ndalojnë së punuari. Ky është një problem i madh dhe shumë prej përgjigjeve duket se janë jashtë kontrollit tuaj. Megjithatë, injorimi vetëm i përkeqëson punët. Ndoshta nuk do të jeni në gjendje të merreni me krizën në mënyrë të pavarur, por mund të mendoni për situatën tuaj dhe për të gjitha alternativat që mund të përmirësojnë atë.

Plani im pensional

Kursime për vitet e arta

Fondet pensionale vullnetare janë formuar me qëllim që qytetarëve tu ofrohet mundësia të plotësojnë pensionin e Shtyllës së Parë dhe të Dytë pensionale dhe të sigurojnë të ardhura shtesë në pleqëri. Si rezultat, investimi në fondet pensionale vullnetare ju ofron mundësinë që të kurseni për “vitet e arta”.

Bisedo me agjent