Trashëgimi i mjeteve

Në përputhje me nenin 145 nga Ligji për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, në rast të vdekjes të një anëtari ose anëtari në pension të fondit vullnetar pensional, mjetet e llogarisë së tij mund të paguhen si trashëgimi. Në vijim është paraqitur teksti integral i nenit 145 nga Ligji për sigurim vullnetar pensional me financim kapital:

“Në rast të vdekjes të një anëtari të fondit pensional, mjetet e llogarisë të anëtarit ose të anëtarit në pension bëhen pjesë e trashëgimisë të trashëgimlënësit dhe me ato mjete veprohet në përputhje me Ligjin për trashëgimi.”

Kur tek një anëtar i fondit pensional vullnetar është përcaktuar paaftësi të përgjithshme për punë nga ana e Komisionit për caktimin e aftësive për punë në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë, ai ka të drejtë, pavarësisht nga mosha, të zgjedhë një nga mundësitë për dalje në pension.