Menaxhim korporativ

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup ka aktivitet të vetëm të menaxhimit me Fond të hapur të detyrueshëm pensional NLB Fond pensional dhe Fond vullnetar të hapur pensional NLB Pension plus dhe paraqitjen e tyre para personave të tretë, si dhe aktivitete të tjera lidhur me menaxhimin e fondeve.

Vizion

Vizioni ynë është që të paraqitemi si lider në menaxhimin me fondet pensionale jo vetëm në Republikën e Maqedonisë, por edhe më gjerë në rajon. Ne synojmë të arrijmë këtë nëpërmjet standardeve etike në punë, ndërtimit të sistemit të sofistikuar, aktiv dhe inovativ në menaxhimin me investimet dhe nëpërmjet nivelit të lartë të sigurisë dhe menaxhimit me rreziqet në lidhje me realizimin e kontributeve të pritura. Me punën tonë përpiqemi të forcojmë besimin e klientëve në prodhimin i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e tyre financiare, dhe besimin në marrëdhënien tonë të parezervuar për mbrojtjen dhe sigurimin e interesave më të mirë të siguruesve. Partneriteti jetëgjatë me siguruesit i themeluar në edukim, punim etik dhe besim janë komponentët kryesorë për strategjinë e Shoqërisë.

Mision

Misioni ynë është që të jemi një Shoqëri e sigurt dhe e besueshme e cila vendos standarde të larta të cilësisë në punë në fushën e sigurimit pensional dhe siguron menaxhim shtëpiak me pronën e anëtarëve të saj. Sfidat kryesore

  • Qasja aktive dhe inovative në menaxhimin me investimet dhe me rreziqet janë dallimet kryesore në aspektin e konkurrencës.
  • Rregullat e qarta në marrëdhënien me anëtarët tanë, sinqeriteti dhe të kuptuarit e nevojave të tyre bashkë me komunikimin e qartë janë vlerat tona themelore.
  • Menaxhimi korporativ është baza e punimit tonë dhe është bazuar në parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe etikës. Ndiejmë përgjegjësi për të kontribuar drejt ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe për këtë arsye një pjesë e madhe e aktiviteteve tona është drejtuar pikërisht drejt edukimit të publikut për reformat e ndërmara në sistemin pensional të Republikës së Maqedonisë.
  • Ne i plotësojmë premtimet tona, të cilat i pranojmë si përgjegjësia jonë ku qëllimi bazë është të arrihen dhe tejkalohen pritjet e anëtarëve tanë.
  • Punojmë në ekip për të realizuar qëllimet tona. Iu kushtojmë vëmendje sfidave dhe inkurajohemi me njeri-tjetrin deri sa të arrihen synimet. Jemi të vetëdijshëm se suksesi i NLB Fondit të ri pensional është i mundur vetëm nëpërmjet kombinimit të punës në ekip dhe arritjeve individuale.