Kush mund të jetë anëtar

Anëtar profesional i NLB Pension Plus mund të bëhesh nëse kompania/shoqata në të cilën je punësuar organizon dhe financon skemë profesionale të pensioneve. Siguruesi/ drejtuesi përcakton se kush punonjës ose anëtar i shoqatës së qytetarëve mund të jetë anëtar i skemës së pensioneve.

Anëtar në skemën e pensioneve mund të jetë vetëm një person i cili është punësuar në një shoqëri tregtare ose është anëtar në shoqatën e qytetarëve e cila formon skemë profesionale pensioni.

Llogaria profesionale do t’ju  hapet pas pagesës së parë të kontributeve, dhe në adresën tuaj shtëpiake do t’ju dërgojmë vërtetim për anëtarësim brenda 30 ditëve.