Trashëgimi i mjeteve

Në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, mjetet nga llogaria individuale e anëtarit të vdekur mund të trashëgohen në rast se anëtari i vdekur nuk ka anëtarë në familjen e tij të cilët kanë të drejtë për pension familjar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Në vijim është paraqitur teksti integral i nenit 66 paragrafi 3 nga Ligji për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital:

“Në rastin kur anëtari i vdekur i fondit të detyrueshëm pensional nuk ka anëtarë të familjes të cilët kanë të drejtë për pension familjar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, mjetet e llogarisë së atij anëtari bëhen pjesë e trashëgimisë së trashëgimlënësit dhe me ato mjete veprohet në përputhje me Ligjin për Trashëgimi. Deri atëherë, llogaria e anëtarit mbetet e hapur dhe ato mjete konvertohen në njësi kontabiliteti dhe investohen në të njëjtën mënyrë si edhe mjetet e tjera të fondit pensional të detyrueshëm, nga ana e shoqërisë. Pas transferimit të mjeteve shoqëria mbyll llogarinë individuale të anëtarit të vdekur.”