Portofolio investuese

Investimet e fondeve pensionale në aksione, obligacione, depozitat dhe letra me vlerë të tjera, janë të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore që kanë të bëjnë me sigurimin pensional me financim kapital. Kompanitë lëshuese të aksioneve dhe obligacioneve duhet të përmbushin një sërë kriteresh, në mënyrë që të përfshihen në portofolet e fondeve pensionale.

Në tregun vendas të kapitalit, Fondi pensional është një nga investitorët më të mëdhenj meqë Fondi merr një pjesëmarrje të konsiderueshme në strukturën e pronësisë të blue-chip kompanive maqedonase që bëjnë fitime, investojnë në asetet e tyre për të rritur shitjet në ardhmëri dhe shpërndarjnë një pjesë të fitimit të tyre në formën e dividendëve. Në tregjet e huaja, asetet e Fondit pensional investohen në aksione dhe obligacione të kompanive që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe OECD-së, me vlerësime të larta të kreditit dhe kapitalizim të tregut.

Kompania në përzgjedhjen e kompanive të cilat do i përfshin në portofolin e fondeve pensionale, në radhë të parë, i zbulon perspektivat afatgjata të këtyre kompanive në përputhje me afatgjatësinë e detyrimeve në bazë të pensioneve të fondit.

Në tregjet e huaja, asetet e Fondit pensional, përveç në aksione dhe obligacione të kompanive, investohen edhe në obligacione të emetuara nga Qeveritë dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare të BE-së dhe të OECD-së të cilat i plotësojnë kriteret për një vlerësim të lartë të kreditit dhe ofrojnë një kthim të duhur kundrejt rrezikut.