Karriera

Punësim në NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup


NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup ofron punë në atmosferë frymëzuese dhe të përkushtuar, kreativitet dhe zhvillim personal, shpirt ekipi, mundësi për përparim personal dhe avancim në karrierë. Punësimi i personelit më të mirë, kujdesi i vazhdueshëm dhe investimi tek të punësuarit përmes punës në ekip dhe edukimit profesional, duke synuar zhvillimin e tyre të vazhdueshëm dhe përparimit në karrierë, është prioriteti ynë kryesor.

Shpallje aktuale: Për momentin nuk kemi shpallje aktive.

Të gjitha aplikacionet për punësim që do të na dorëzohen gjatë shpalljeve aktive, do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Me paraqitjen e aplikacionit për punësim, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren për plotësimin e vendit të lirë të punës nga shpallja konkrete aktuale në kuadër të NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup. Të gjitha aplikacionet dhe të dhënat personale fshihen/shkatërrohen pas plotësimit të vendit të lirë të punës.

Angazhim kontraktual në NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup


Nëse doni të jeni të angazhuar me kontratë nga ana e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup dhe të bëni reklama dhe informime për NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup dhe për fondet pensionale me të cilat menaxhon dhe të lidhni kontrata për anëtarësim në fondin pensional dhe për pagesa të pensioneve ose kontributeve të pensioneve, Ju lutemi dërgoni biografinë Tuaj (CV) dhe letër motivimi në adresën e mëposhtme:

rr. „Nënë Tereza“ nr.1, 1000 Shkup, ose në е-mail-adresën: agenti@npf.com.mk

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup do të bëjë para-seleksionim, në bazë të aplikimeve të pranuara, si dhe intervistim të aplikantëve të para-selektuar. NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup ka të drejtë të mos u përgjigjet aplikimeve të dërguara. Të gjitha aplikimet për angazhimin kontraktual do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Me dërgimin e aplikimeve, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren për të qenë të angazhuar me kontratë nga ana e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup, deri sa të na kontaktoni për të tërhequr pëlqimin tuaj.

Punë praktike e studentëve në NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup


NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup ofron mundësi për të realizuar punë praktike në firmë e cila është pjesë e NLB Grupimit ku do të njiheni me punën nga fusha e sigurimit pensional me financim kapital në Republikën e Maqedonisë.

Nëse keni dëshirë që të realizoni punë praktike në NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup, është e nevojshme të:

  • Të jeni student i studimeve deridiplomike (e dëshirueshme, por jo domosdoshmërish në vitet më të larta)
  • Njohja e paketës MS Office
  • Të jeni të gatshëm për punë dhe të keni shpirt ekipi në një mjedis dinamik
  • Fakulteti t’ju lëshojë fletëpagesë

Puna praktike zgjat 1 muaj me mundësi për zgjatje të saj deri në 3 muaj. Të gjithë studentët e interesuar, duhet të dërgojnë biografi të shkurtër e cila krahas informacioneve të zakonshme, duhet të përfshijë edhe informacion në lidhje me departamentin dhe vitin e studimit, në e-mail: praksa@npf.com.mk

Të gjitha aplikimet për punë praktike do të trajtohen si rreptësisht konfidenciale. Praktika do të organizohet në përputhje me dinamikën e nevojave të NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup për praktikantë.

Në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, me paraqitjen e aplikacionit për punë praktike, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren për nevojat e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup gjatë procesit për aplikimin dhe realizim të punës praktike. Të gjitha aplikimet dhe të dhënat personale të studentëve të cilat nuk janë pranuar në punën praktike fshihen /shkatërrohen pas një viti nga dita e aplikimit.