Të dhëna për persona të caktuar

Nëse jeni sigurues i cili për herë të parë ka qasje në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor në ose pas datës 01.01.2003 dhe në afat ligjor prej 3 muaj pas punësimit, ose pas plotësimit të kushtit ligjor për anëtarësim në Shtyllën e dytë, nuk keni lidhur kontratë për anëtarësim me asnjë shoqëri për menaxhimin me fondet e pensioneve, në përputhje me rregulloren për sigurim pensional, Ju jeni anëtar i përcaktuar sipas metodës për zgjedhje të rastësishme, në një nga dy fondet pensionale të shtyllës së dytë në Republikën e Maqedonisë. Nëse tashmë ju kanë informuar nga një agjenci kompetente shtetërore se jeni anëtar i përcaktuar i Fondit të hapur të detyrueshëm pensional NLB Fond pesnional dhe akoma nuk keni dorëzuar të dhënat Tuaja në Shoqëri, ju lutemi që të veproni si vijon: Ejani në ambientet e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup, në rr. Nënë Tereza nr. 1 në Shkup ose vizitoni ndonjë nga ekspoziturat e NLB Banka nëpër Maqedoni dhe plotësoni Kërkesë për ndryshimin e të dhënave në prani të agjentit tonë.

Gjatë plotësimit, agjenti duhet të kontrollojë dokumentin Tuaj të identifikimit dhe ta nënshkruaj kërkesën Tuaj. Me qëllim që t’i kemi të azhuruara të gjitha të dhënat e nevojshme për Ju, në vijat bosh të kërkesës, ju lutemi plotësoni:

  • Emër dhe mbiemër
  • NAQ (numri amë i qytetarit)
  • Adresa dhe vendbanimi nga letërnjoftimi
  • Adresa dhe vendi i korrespodencës (për dorëzim postar)
  • Vendlindja - Telefon për kontakt
  • Posta elektronike (e-mail)

Të dhënat tuaja do të regjistrohen në Regjistrin e anëtarëve të Fondit të hapur pensional të detyrueshëm NLB Fond pensional, me qëllim që të fitoni njoftimet e rregullta për kursimet e pensionit dhe njoftimet e tjera të cilat në përputhje me Ligjin për sigurim të detyrueshëm pensional me financim kapital, Shoqëria ua paraqet anëtarëve të saj. Gjatë plotësimit të kërkesës për ndryshimin e të dhënave keni mundësi të zgjidhni mënyrën e dorëzimit të raporteve vjetore për kursimet pensionale. Zgjedhjen e bëni me plotësimin e formularit për zgjedhje të mënyrës së njoftimit.

Për më shumë informacion ose për kontroll nëse jeni anëtari jonë, kontaktoni me NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup në numrin e telefonit 02/15 500 çdo ditë pune prej orës 08.00 - 16.00.