Ndryshimi i statutit të siguruesit

Informacion për siguruesit të cilët kanë stazh të privilegjuar dhe punojnë në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Punëve të Brendshme, burgjeve dhe institucioneve korrektive.

Siguruesit e Kapitullit VII

Fitimi dhe realizimi i të drejtave të kategorive të caktuara të siguruesve nën kushte të veçanta, nga Ligji për sigurim pensional dhe invalidor, nuk përfshihen në Shtyllën e dytë të pensioneve.

Këta sigurues për shkak të ndryshimit të statusit të siguruesit, vetëm një herë, me zgjedhje personale mund të revokojnë statusin e tyre. Këtë të drejtë siguruesi mund ta kryej brenda një viti pas ndryshimit.

Kjo e drejtë realizohet nëpërmjet Agjencisë për supervizion e sigurimit pensional me financim kapital, ku në faqen e internetit www.mapas.mk është vendosur një formular i veçantë. Për këtë kategori anëtarësh, me një dispozitë shtesë në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor specifikohet se e drejta për pension pleqërie mund ta realizojnë nga Shtylla e dytë në përputhje me dispozitat të cilat kanë të bëjnë me të gjithë siguruesit dhe anëtarët në Shtyllën e dytë, ose të marrin vendimin se të drejtën për pension pleqërie do ta realizojnë vetëm nga shtylla e parë, ku mjetet nga Shtylla e dytë do të transferohen në fondin e SPIM-it.

Për informacion të mëtejshëm këta sigurues mund të kontaktojnë Agjencinë për supervizion e sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) në numrin e telefonit 02/ 3224 229.