Rreziqe

Nuk ka asnjë kontribut pa ndërmarrë rrezik. Rreziqet e investimeve janë pjesë integrale të investimit dhe për shumicën prej tyre eliminimi i plotë jo vetëm që është i pamundur, por nuk do të ishte në interes të anëtarësimit. Në të kundërt, realizimi i objektivave afatgjata kushtëzon menaxhimin me rreziqet në mënyrë që do të sigurojë kontribut të përshtatur për shkallën e rrezikut të marrë.

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup, në përputhje me dispozitat ligjore dhe objektivat për të arritur operim të sigurt, efikas dhe të suksesshëm dhe për të mbrojtur interesat e anëtarëve të fondeve të pensioneve, ka vendosur sistem për menaxhimin me rreziqet në të cilat janë ekspozuar mjetet e fondeve pensionale, i cili përfshin mekanizma për matje, kontroll dhe menaxhim me rreziqet.

Rreziqet e fondeve të pensioneve përfaqësojnë mundësi që një ndryshim, aktivitet ose ngjarje e caktuar të ketë ndikim negativ ndaj mjeteve të fondeve të pensioneve, ose të shkaktojë vështirësi në realizimin e strategjive për menaxhimin me mjetet e fondeve të pensioneve.

Menaxhimi me fondet përfshin menaxhim me rreziqet e mëposhtme:

  • Rreziku i një shteti;
  • Rreziku në treg
    • Rreziku i ndryshimit të çmimeve në treg të letrave me vlerë
    • Rreziku i ndryshimit të normave të interesit;
    • Rreziku i ndryshimit të kurseve të këmbimit dhe;
    • Rreziku i ndryshimit të likuiditetit të tregut dhe letrës me vlerë;
  • Rreziku i likuiditetit;
  • Rreziku operacional;
  • Rreziku i ndryshimit të rregullativës ligjore;
  • Rreziku i dështimit të anës së kundërt dhe;
  • Rreziku i barazimit dhe rreziku i bankës- kujdestar i pronës