Ndërtuam një sistem shumë të sofistikuar, aktiv dhe inovativ për menaxhimin me investimet dhe një nivel të lartë të sigurisë dhe të menaxhimit me rreziqet.

Synimi ynë është të paraqitemi si lider në menaxhimin me fondet pensionale jo vetëm në Republikën e Maqedonisë por edhe në rajon, ndërsa për punën tonë të suksesshme dy vite me radhë marrim vërtetim nga revista prestigjioze financiare „IPE – INVESTMENTS&PENSIONS EUROPE“ i cili në vitin 2014 na dha çmimin “Fondi pensional më i mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore”, ndërsa në vitin 2015 na dha çmimin „Best Sovereign Reserve Fund in Europe“. Vendosëm standardet etike më të larta në operim, ndërtuam sistem shumë të sofistikuar, aktiv dhe inovativ të menaxhimit me investimet dhe nivel të lartë të sigurisë dhe menaxhimit me rreziqet në lidhje me realizimin e të ardhurave të pritura. Me punën tonë përpiqemi të forcojmë besimin e klientëve në prodhim i cili është i rëndësishëm për të ardhmen e tyre financiare, dhe besimi në marrëdhënien tonë të parezervuar për mbrojtjen dhe sigurimin e interesave më të mirë të siguruesve. Partneriteti jetëgjatë me siguruesit i bazuar në edukim, në punën etike dhe në besim janë komponentët kryesorë për strategjinë e Shoqërisë.

Qasja aktive dhe inovative në menaxhimin me investimet dhe rreziqet janë dallimet më të rëndësishme në aspektin e konkurrencës. Rregullat e qarta në marrëdhënien me anëtarët tanë, sinqeriteti dhe të kuptuarit e nevojave të tyre bashkë me komunikimin e qartë janë vlerat tona themelore.

 

 

 

Të vetmen gjë që në të vërtetë mund të bëni për pensionimin Tuaj është të rrisni kursimet Tuaja personale, kjo do të thotë të investoni në fondin pensonal vullnetar. Sa më herët filloni të investoni, aq më i madh do të bëhet kontributi juaj me kalimin e kohës. Madje edhe nëse në muaj mund të kurseni vetëm një sasi të vogël të mjeteve, gjeni mënyrë për ta bërë atë, sepse kjo me të vërtetë mund të ketë rëndësi në ditët Tuaja në pension.