Strategji investuese – NLB Pension Plus

Strategjia e investimeve është dokumenti bazë që përcakton politikën e investimit të aktiveve të Fondit të hapur vullnetar pensional NLB Penzija Plus me të cilin udhëheq NLB Nov Penziski Fond AD Shkup.

Misioni i Shoqatës në drejtim të menaxhimit të aseteve të fondit ka për qëllim arritje të rendimenteve të duhura afatgjatë të aktiveve të fondit duke marrë kryesisht parasysh rolin thelbësor të sigurimit vullnetar pensional me financim kapital, shkallës së rritjes së kostove së jetesës dhe parametrave të tjera sistemike thelbësore të sigurimit pensional.

Për të arritur këtë mision në afat të gjatë, Shoqata përcakton rendimentin e planifikuar nominal vjetor prej 5%. Duke pasur parasysh projeksionin aktuariale për inflacionin vjetor në horizontin kohor të përcaktuar prej 1.86% (Vlerësim i indeksit të çmimeve të konsumit – icpi nga korriku 2016), shkalla e planifikuar vjetore nominale e rendimenteve reale është 3.08%. Rendimentet nominale dhe reale të planifikuara janë të bazuara në supozime të caktuara dhe pritjet, vlefshmëria e të cilave shqyrtohet çdo vit dhe mund të ndryshojë në funksion të realizimit të misionit në afat të gjatë.

Toleranca ndaj rrezikut

Toleranca ndaj rrezikut është e përcaktuar nga mundësia e marrjes së riskut të investimeve që rrit gjasat e një kontributi negativ në periudha të caktuara pa rrezikuar arritjen e qëllimit kryesor. Në mënyrë të barabartë, toleranca ndaj rrezikut është përcaktuar edhe nga marrëdhëniet apo dëshirës së anëtarëve dhe anëtarëve të pensionuar për marrjen e rrezikut të investimeve. Marrja e rrezikut të investimit varet nga përqindja e aseteve të alokuara nga fondi në instrumente me redimente të ndryshueshme. NLB Penzija Plus ka një tolerancë mesatare/të mesme ndaj rreziku.

Nevoja për likuiditet

Nevoja për likuiditet është e përcaktuar nga detyrimet e fondit ndaj anëtarëve. Asetet e fondit duhet të përfshijnë një nivel të përshtatshëm të likuiditetit për pagesën e pensioneve për anëtarët. Duke pasur parasysh strukturën e anëtarësisë së NLB Penzija Plus në këtë moment, fondi ka nevojë që të mbajë fonde likuide për pagesën e pensioneve të anëtarëve të saj.

Horizonti kohor

Investimet e fondit duhet të përmbushin qëllimin brenda një horizonti të caktuar kohor që përkon me periudhën kohore për të ushtruar të drejtën e pensionit të anëtarit me një moshë mesatare i cili është ose do të jetë i përfshirë në fondin. Mosha mesatare e anëtarëve të NLB Penzija Plus në kohën e miratimit të kësaj strategjie investimi është 40 vjet. Periudha për të ushtruar të drejtën e përfitimeve për pension, ose horizonti i investimeve, është më shumë se dhjetë vjet. Asetet e fondit investohen në përputhje me horizontin e caktuar kohor dhe burimeve njerëzore para daljes në pension.

Implikimet tatimore

Fondi është i përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat nga investimi i fondeve në Republikën e Maqedonisë. Kthimi në investime në instrumente të huaja, varësisht nga rregulloret tatimore ku ato investohen, janë të tatueshme. Gjatë investimit, Shoqata i ka në konsideratë implikimet tatimore për kthimin e investimeve. Në të gjitha rastet kur kushtet janë të plotësuara në përputhje me marrëveshjet bilaterale të Republikës së Maqedonisë për shmangien e tatimimit të dyfishtë, Shoqata bën kërkim për kthimin e tatimit të paguar në të ardhurat.

Aspektet rregullatore

Investimet e fondit rregullohen me Ligjin për sigurimit pensional vullnetar me financim kapital dhe me aktet nënligjore që dalin nga ky Ligj.