FAQ | Fond pensional vullnetar

Anëtar në fondin pensional vullnetar mund të bëhet çdo person i cili plotëson kushtet për anëtarësim të përcaktuara me Ligjin për sigurim vullnetar pensional me financim kapital, nëse ka më së paku 15 vjet dhe më së shumti 70 vjet.

Një person i papunë mund të jetë anëtar i fondit pensional vullnetar, nëse ka më së paku 15 vjet dhe më së shumti 70 vjet.

Anëtarësimin në fondin pensional vullnetar mund ta kryeni në ndonjë nga ekspoziturat e NLB Banka AD Skopje, në hapësirat e NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup ose nëpërmjet agjentëve të liçencuar në shitje. Telefononi në numrin e telefonit 02/15 500 ose na dërgoni e-mail në kontakt@npf.com.mk

Pagesa në llogarinë individuale kryhet vetëm nga llogaria e transaksionit të anëtarit dhe/ose paguesit (kur ekziston një pagues tjetër fizik). Pagesa në llogarinë profesionale kryhet nga llogaria e transaksionit e siguruesit/firmës.

Anëtarët individualë kanë të drejtë për kthimin e tatimit personal të paguar për mjetet e paguara në fondin pensional vullnetar. Për pagimin e kontributit pensional vullnetar punëdhënësi është i lirë nga pagimi i kontributeve, tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimi mbi fitimin. Shuma e lirimit për një anëtar për një vit kalendarik nuk mund të jetë më e madhe nga 4 bruto paga mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë të shpallura për vitin e mëparshëm, në përputhje me legjislacionin.

Për të kryer kthim të tatimit personal ju duhen: • Formular BPP-IS/DPF i plotësuar – kërkesë për kthim të tatimit personal të llogarisë individuale, • Dëshmi për tatim personal të paguar në Maqedoni • Dëshmi për taksë administrative të paguar

Misioni i Shoqërisë për menaxhimin me fondet është realizimi i kontributit optimal me afat të gjatë nëpërmjet menaxhimit aktiv me mjetet e NLB Pension Plus duke respektuar tolerancës e rreziqeve, rregullat dhe procedurat për matjen dhe menaxhimin me rreziqet, kornizën legjislative dhe kufizimet e brendshme të vendosura gjatë investimit. Kontributi është i ndryshueshëm dhe varet nga fakti se sa suksesshëm Shoqëria investon mjetet në fondin pensional dhe nga përfitimet që paguan nga anëtarët e saj.

Në tregun kapital vendas, fondi pensional vullnetar është një nga investitorët më të mëdhenj, ku fondi merr një pjesë të rëndësishme në strukturën e pronësisë të kompanive më të njohura maqedonase të cilat janë të listuara në bursë dhe të cilat kanë rezultate të përshtatshme (realizojnë fitim, investojnë në mjetet e tyre me rritjen e plotë të shitjeve në të ardhmen dhe shpërndajnë një pjesë të fitimeve të tyre në formën e dividendëve). Në tregjet e huaja, mjetet e fondit pensional investohen në aksione të kompanive të cilat vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, me një vlerësim të lartë të kreditit dhe me rezultate pozitive.

E drejta për marrjen e pensionit nga shtylla e tretë mundësohet në mënyrë më të hershme dhjetë vjet para moshës për fitimin e të drejtës për dalje në pensionin e pleqërisë, që në përgjithësi do të thotë prej moshës 52 vjeçare për gra dhe 54 vjeçare për burra. Mjetet në llogarinë individuale/ profesionale me zgjedhje individuale mund të paguhen në formën e:

  • Tërheqje të programuara
  • Anuitete
  • Pagesa të vetme
  • Pagesa të shumëfishta ose
  • Kombinim të llojeve të mësipërme të pagesave Përfitimet e pensioneve janë të tatueshme me tatim mbi të ardhurat personale në përputhje me Ligjin mbi tatimin në të ardhurat personale.

Në rast të vdekjes të anëtarit të fondit mjetet në llogari trashëgohen, ose bëhen pjesë e trashëgimisë të personit që vdes, ndërsa në rast se anëtarit i vërtetohet paaftësi të përgjithshme për punë, Ligji jep mundësi për tërheqjen e mjeteve, pavarësisht nga mosha.

Nëse ndryshoni ndonjë nga të dhënat tuaja personale është e rëndësishme që menjëherë të kryeni përditësim të të dhënave personale. Vizitoni ndonjë nga ekspoziturat e NLB Banka AD Skopje ose ejani në selinë e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup dhe plotësoni Kërkesë për përditësim / korrigjim të të dhënave në prani të personit të autorizuar/agjentit të Shoqërisë. Nëpërmjet faqes tonë të internetit keni mundësi dhe për përditësimin/korrigjimin on-line të të dhënave Tuaja personale.