FAQ | Fond pensional i detyrueshëm

Çdo gjë që duhet të bëni është të të kontaktoni me Shoqërinë pensionale që keni zgjedhur (ose me të dyja shoqëritë) dhe në kontakt me një agjent të licencuar të njoftoheni për të gjitha informacionet e nevojshme dhe të vendosni se ku do të anëtarësoheni. Telefononi në numrin e telefonit 02/ 15 500 ose na dërgoni e-mail në kontakt@npf.com.mk

Anëtarët e detyrueshëm – të siguruarit të cilët për herë të parë janë punësuar pas vitit 01.01.2003 janë anëtarë të detyrueshëm në shtyllën e dytë. Tre muaj pas punësimit të parë, ata duhet të zgjedhin se në cilin fond duan të marrin pjesë. Nëse vetë nuk zgjedhin fond do të bëhen anëtarë në fondin e detyrueshëm pensional në të cilin më parë kanë qenë përkohësisht të ndarë, me zgjedhje të rastit nga ana e institucionit kompetent shtetëror. Anëtarët vullnetarë – të siguruarit të cilët për herë të parë janë punësuar para vitit 01.01.2003 janë anëtarë vullnetarë. Anëtarët vullnetarë mund të jenë anëtarë në shtyllën e dytë vetëm nëse nënshkruajnë kontratë për anëtarësim në fondin pensional të detyrueshëm, në kuadër të 3 muajve nga ri-punësimi i tyre.

Për anëtarët të cilët janë anëtarë vetëm në fondin pensional shtetëror (shtylla e parë), kontributi për sigurim pensional dhe invalidor që arrin në 18% nga paga bruto paguhet në tërësi në fondin për SPIM. Te anëtarët e fondit pensional të detyrueshëm (shtylla e dytë) prej 18% të kontributit për sigurim pensional nga paga bruto, 12% paguhen në Fondin për SPIM, ndërsa 6% paguhen në fondin pensional të detyrueshëm në llogarinë pensionale individuale të të siguruarit. Shtylla e tretë është sigurim pensional vullnetar i ndihmuar nga stimujt e taksave nga shteti. Mjetet paguhen në mënyrë individuale, ose nga punëdhënësi në llogarinë pensionale të anëtarit, për të cilat nuk ka asnjë detyrim në rregullsinë e pagimit ose në shumën e pagesave.

Anëtarësimin në fondin pensional të detyrueshëm mund ta kryeni në një prej ekspoziturave të NLB Banka SHA Shkup, në hapësirat e Shoqërisë në rr. Nënë Tereza nr. 1 në Shkup ose të kërkoni takim me një agjent në numrin e telefonit 02 / 15 500.

Misioni i Shoqërisë për menaxhimin me fondin është realizimi i kontributit optimal në afat të gjatë nëpërmjet menaxhimit aktiv me mjetet në fondin pensional të detyrueshëm duke respektuar tolerancën ndaj rrezikut, rregullat dhe procedurat për matjen dhe menaxhimin me rreziqet, kornizën legjislative dhe limitet e brendshme të të vendosura gjatë investimit.

Në tregun kapital vendas, fondi i detyrueshëm pensional është një nga investitorët më të mëdhenj, ku fondi merr një pjesë të rëndësishme në strukturën e pronësisë të kompanive më të njohura maqedonase të cilat janë të listuara në bursë dhe të cilat kanë rezultate të përshtatshme (realizojnë fitim, investojnë në mjetet e tyre me rritjen e plotë të shitjeve në të ardhmen dhe shpërndajnë një pjesë të fitimeve të tyre në formën e dividendëve). Në tregjet e huaja, mjetet e fondit pensional investohen në aksione të kompanive të cilat vijnë nga vendet e Bashkimit Evropian dhe OECD-së, me një vlerësim të lartë të kreditit dhe me rezultate pozitive.

E drejta për të përdorur mjetet nga llogaria individuale fitohet me realizimin e të drejtës për pension në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Në përgjithësi kjo do të thotë dalje në pension në moshën 62 vjeçare për gra dhe 64 vjeçare për burra, me stazh pune prej së paku 15 vjet. Anëtarët e shtyllës së dytë do të marrin pension edhe nga Fondi për SPIM edhe nga institucioni i autorizuar për pagim të pensionit të shtyllës së dytë.

Mjetet nga llogaria individuale e anëtarit të ndjerë janë të trashëgueshme, me përjashtim të rastit kur anëtari i ndjerë ka anëtarë në familje të cilët kanë të drejtën e pensionit familjar në përputhje me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor. Në një rast të tillë institucionalisht kontrollohet se nga cila shtyllë pensionale pensioni familjar do të jetë më i lartë. Nëse llogaria e pensionit familjar është më e lartë nga shtylla e dytë, anëtarët e familjes të cilët realizojnë të drejtën e pensionit familjar kanë të drejtë të heqin dorë nga pensioni familjar i shtyllës së parë dhe të përdorin vetëm pension familjar nga shtylla e dytë.

Kur një anëtar i fondit pensional të detyrueshëm do të fitoj të drejtën e daljes në pension sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, e gjithë shuma e fondeve të akumuluara në llogarinë e tij do të përdoret, me zgjedhjen personale të anëtarit, për zgjedhje të modaliteteve të mëposhtme pensionale. a) Tërheqje të programuara të siguruara nga shoqëria pensionale. b) Tërheqje të përkohshme të programuara në kombinim me anuitet jetor i vonuar. c) Anuitet i menjëhershëm jetësor (Pagesa e anuitetit do të kryhet pasi të lëshohet licenca e parë për kryerjen e punës së siguruesit në klasën e pensioneve vjetore dhe pagesa e anuiteteve dhe pagesa e anuiteteve për përdoruesit e pensioneve.)

Pensioni juaj i ardhshëm do të varet nga shumë faktorë, por së pari nga lartësia e mjeteve të akumuluara në llogarinë tuaj, si dhe nga lloji i modalitetit pensional të zgjedhur.

Nëse ndryshoni ndonjë nga të dhënat tuaja personale është e rëndësishme që menjëherë të kryeni përditësim të të dhënave personale. Vizitoni ndonjë nga ekspoziturat e NLB Banka AD Skopje ose ejani në selinë e NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup dhe plotësoni Kërkesë për përditësim / korrigjim të të dhënave në prani të personit të autorizuar/agjentit të Shoqërisë. Nëpërmjet faqes tonë të internetit keni mundësi dhe për përditësimin/korrigjimin on-line të të dhënave Tuaja personale.

NLB Tutunska Banka SHA Shkup dhe NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup janë entitete të ndara juridike, të cilat menaxhojnë me evidenca të veçanta të të dhënave personale të klientëve/anëtarëve të tyre. Për këtë arsye është e nevojshme të plotësoni formular të veçantë për përditësimin e të dhënave personale për të dyja institucionet.

Mjetet e akumuluara në llogaritë e anëtarëve në fondet pensionale me të cilat menaxhon Shoqëria, ruhen të ndara nga prona dhe nga mjetet e Shoqërisë tek Banka kujdestar e pronës. Nëse Shoqëria pensionale dështon, agjencia kompetente MAPAS do të vazhdojë procedurë për të zgjedhur shoqëri tjetër, e cila do të marrë përsipër menaxhimin me mjetet e fondeve pensionale.

Nëse tani përsëri punësoheni dhe nëse keni stazh pune para vitit 01.01.2003, ekziston mundësia që anëtarësimi në shtyllën e dytë të ketë pasoja negative për Ju, nëse stazhi i punës është më i gjatë se 5-7 vjet. Në mënyrë të domosdoshme na kërkoni në numrin e telefonit 02/15500 ku me më shumë informacione në mënyrë të hollësishme do të shqyrtojmë rastin Tuaj. Për informim sa më të saktë ju rekomandojmë që para anëtarësimit të kërkoni Raport nga Fondi i SPIM-it për stazhin Tuaj të deritanishëm të punës.