Kalkulator – Plani im pensional – persona fizik

Shënoni shumën e dëshiruar në kalkulator dhe kontrolloni se sa do të ishte shuma e kursimeve të projektuara nga kursimi pensional nëse jeni anëtar i NLB Penzija Plus përmes anëtarësimit individual.

Llogaritja ka natyrë informuese. Shuma e fitiuar e mjeteve të akumuluara është projektuar në bazë të parametrave të cilat vetë përdoruesi i fut: periudha e pagesës, gjendja aktuale e llogarisë vullnetare individuale, shuma mujore apo vjetore e kontributeve vullnetare, kompensimi i kontributeve të paguara dhe norma e pritur e kontributit. Në llogaritje është përfshirë dhe kompensimi për menaxhimin me mjetet prej 0,1% në nivel mujor të neto-mjeteve të përgjithshme. Në llogaritje nuk merren parasysh shpenzimet e transaksionit për shkak të efektit minimal të shembullit minimal, për më shumë detaje hap.

Kontributi i llogarisë Suaj individuale vullnetare dhe/ose i llogarisë profesionale është i ndryshueshëm dhe varet nga kontributi i Fondit Tuaj pensional vullnetar dhe nga kompensimet e paguara nga shoqëria juaj e cila menaxhon me Fondin pensional vullnetar. Normat e ardhshme të kontributit nuk janë të garantuara. Për anëtarët individual është përfshirë rimbursim i të ardhurave personale. Shuma në të cilën llogaritet rimbursimi i tatimit për një vit kalendarik nuk mund të jetë më i madh se 4 bruto-paga mesatare mujore në Republikën e Maqedonisë të shpalluara për vitin e kaluar. Pagesa e kontributit pensional nga sigurimi pensional vullnetar tatohet në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi tatimin e të ardhurave personale.