Çmime dhe shpërblime

Çmime dhe shpërblime

NLB Fondi i ri pensional fitoi çmimin "Best Sovereign Reserve Fund in Europe for 2015"

Pas fitimit të çmimit për fondin pensional më të mirë në Evropën Qendrore dhe Lindore në vitin e kaluar, këtë vit për menaxhimin me fondin pensional të detyrueshëm, NLB Fondi i ri pensional fitoi çmim akoma më prestigjioz “Best Sovereign Reserve Fund in Europe for 2015” nga revista prestigjioze financiare “IPE – INVESTMENTS&PENSIONS EUROPE”. Sipas “IPE”, NLB Fondi i ri pensional plotëson kriteret për këtë kategori të re çmimesh, kryesisht për shkak të karakterit të tij të detyrueshëm dhe rolit thelbësor në sistemin e reformuar pensional në Republikën e Maqedonisë.

Në arsyetimin e çmimit nga ana e jurisë së IPE-s, fondi i detyrueshëm me të cilin menaxhon NLB Fondi i ri pensional është karakterizuar si “fond me strategji investuese inovative dhe të ndërlikuar” në funksion të realizimit të qëllimeve të fondit.Veçanërisht janë vënë në dukje menaxhimi me rreziqet, fokusi i perspektivave afatgjata të kompanive në të cilat janë investuar mjetet, si dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor i cili është përfshirë në menaxhimin me fondin.

Ky është një tjetër konfirmim për punën e suksesshme të NLB Fondit pensional, si dhe të grupit NLB, por edhe për Republikën e Maqedonisë për funksionimin e suksesshëm e të gjithë sistemit të sigurimit pensional me financim kapital.

Me respekt,

NLB Fondi i Ri Pensional SHA Shkup

 

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup e mori shpërblimin "Fondi më i mirë pensional në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2014"

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup e mori shpërblimin "Fondi më i mirë pensional në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2014" Në ceremoninë solemne e cila u mbajt më 20 Nëntor në Vjenë dhe ku ishin të pranishëm përfaqësues nga fondet më të mëdha pensionale nga 30 shtete të Evropës, magazina autoritative financiar “IPE – INVESTMENTS&PENSIONS EUROPE“ ndau shpërblimin shoqatave më të mira pensionale në shumë kategori. Shpërblimet të cilat i ndan magazina IPE janë një ndër shpërblimet më me prestigj për shoqatat për udhëheqje me fondet pensionale në Evropë.

NLB Fondi i ri pensional SHA Shkup e mori shpërblimin “Fondi më i mirë pensional në Evropën Qendrore dhe Lindore për vitin 2014”, rajon në të cilin funksionojnë numër i madh i fondeve pensionale në shumë shtete.

Magazina e renomuar (e njohur) IPE Publishers nga Londra, me rastin e zgjedhjes të fituesit mori parasysh shumë faktor të cilët NLB Fondit të ri Pensional SHA Shkup ia japin epitetin e liderit në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Midis faktorëve të cilëve komisioni i IPE-së, i përbërë nga gjykatës, përfaqësues të renomuar (e njohur) të industrisë dhe opinionit akademik, pavarësisht të ardhurave aktuale të vlerësuara nga perspektiva e rreziqeve të ndërmarra, marrin parasysh edhe filozofinë, kualitetin, qasjen aktive dhe risinë me udhëheqjen me mjetet, kualitetin e udhëheqjes me rreziqet, sistemin përkatës të udhëheqjes korporative, kualitetin e kapitalit të njeriut, si dhe shumë faktor tjerë të cilët flasin për pozitën e Shoqatës në rajon.

Ky shpërblim, nuk është vetëm mirënjohje e madhe për NLB Fondin e ri pensional SHA Shkup, NLB Grupacionin, por edhe vërtetim për Republikën e Maqedonisë për funksionimin e suksesshëm të mbar sistemit të sigurimit kapital financiar pensional. E njëjta është mirënjohje e madhe për Shoqatën, e cila në vitet e themelimit të saj përmes punës së mundimshme të mbar ekipit profesional të punësuarve vendosi (aplikoi) standarde më të larta, sistem të ri (inovativ) dhe bashkëkohor të udhëheqjes me fondet pensionale. Shpërblimi njëherit vendos edhe përgjegjësi më të madhe për Shoqatën, e cila do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i vendos kufijtë e kualitetit në punën në interes të klientëve të vet.

Mirënjohje shtetërore për përgjegjësi publike për NLB Fondin e ri pensional SHA Shkup

07.5.2013

Trupi koordinues për përgjegjësi publike të ndërmarrjeve, së bashku me Ministrinë për ekonomi i ndan NLB Fondit të ri pensional SHA Shkup mirënjohje shtetërore për praktikat e përgjegjësive publike – pllakë për vitin 2012.

Ndarja solemne e Çmimit shtetëror për praktika më të mira të përgjegjësisë publike ndërmarrjeve të Maqedonisë për vitin 2012 u mbajt me datë 23 prill 2013. Shoqërisë aksionare iu nda çmimi në kategorinë Menaxhim Etik për projektin Menaxhim i mirë korporativ.

Synimi i projektit është që Shoqëria të nxjerrë në pah praktikat pozitive në fushën e menaxhimit të mirë korporativ, mekanizmat e vendosur për kontroll efikas, duke krijuar dhe kultivuar vlera të qëndrueshme.

Mirënjohja e dhënë për projektin dëshmon suksesin e të gjitha përpjekjeve të Shoqërisë dhe të Grupacionit NLB gjatë implementimit të principeve të menaxhimit të mirë korporativ për ndërtim të një strukture të fortë të brendshme, profesionalizëm në punë dhe menaxhim të suksesshëm me fondet pensionale.